Site icon Telegrafi

Lizzo tregon humbje dramatike në peshë në Ditën e Falënderimeve, mes thashethemeve për Ozempic

Lizzo, 36 vjeçe, shfaqi dobësimin e saj të dukshëm në Ditën e Falënderimeve, mes spekulimeve për përdorimin e Ozempic gjatë rrugëtimit të saj për humbje peshe.

Në një video në TikTok, këngëtarja pozoi me një fustan të ngushtë, duke shfaqur pamjen e saj të holluar dhe një grim elegant.

Ylli i hitit “Truth Hurts”, e cila më herët ka mohuar akuzat për përdorimin e ilaçeve të diabetit, buzëqeshi ndërsa ndau detaje nga festa në dhomën e saj.

Ajo kishte refuzuar thashethemet në të kaluarën, duke theksuar se ndryshimi në trupin e saj është rezultat i pesë muajve stërvitje intensive dhe një diete me deficit kalorish.

Lizzo vazhdon të ironizojë spekulimet në rrjetet sociale, duke u përgjigjur me humor dhe vetëbesim kritikave mbi udhëtimin e saj personal.

Në vend të kësaj, ajo këmbënguli se u dobësua në një mënyrë ‘metodike’ gjatë udhëtimit të saj për humbje peshe.

“Kam qenë metodike, duke humbur peshë shumë ngadalë”, tha ajo për New York Times në mars. /Telegrafi/

 

Exit mobile version