Telegrafi

Lizzo merr vëmendjen me fustanin voluminoz në MTV Video Music Awards 2022 – bëhet objekt talljeje në Twitter

Lizzo mbërriti në MTV Video Music Awards 2022 me një fustan spektakolar të dielën.

Këngëtarja 34-vjeçare i mahniti të gjithë me një fustan të larmishëm të dizajnuar nga stilisti Jean Paul Gaultier.

Këngëtarja me prejardhje nga Detroiti mbante flokët e saj të errët të lyer me një stil të hijshëm dhe të lagur që i rridhnin në shpinë.

Lizzo tërhoqi vëmendjen në pamjen e saj voluminoze, duke kombinuar fustanin e saj me një palë doreza opere të tejdukshme.

Lexo po ashtu Lil Nas X merr vëmendjen me ekstravagancën e tij në MTV Video Music Awards 2022

Dhe në veshët e saj Lizzo – emri i plotë i së cilës është Melissa Viviane Jefferson – kishte vendosur një koleksion vathësh floriri.

Aksesorët varionin në përmasa, duke shkuar nga të vogla në të mëdha, pasi ishin vënë pothuajse në të gjithë gjatësinë e veshëve të saj.

Lexo po ashtu Iu dolën të pasmet dhe gjoksi në skenë, censurohet perfomanca Maneskin në MTV VMA 2022 për shkak të mosfunksionimit të garderobës

Lizzo me fustanin e saj shkaktoi shumë zhurmë në Twitter, duke u bërë objekt talljeje për shumë faqe satririke në Twitter.

Madje edhe ajo vet bëri shaka me veten e saj, duke shkruar: “Stilisti im: Sa pëlhurë dëshiron të veshësh? Unë”.

Lexo po ashtu Bebe Rexha mahnit me dukjen elegante në MTV Video Music Awards 2022

Grimi i saj ishte tipik i përsosur, me vetullat e saj të plota të formuara bukur, i dhanë asaj një pamje më tërheqëse.

Ajo e mbajti makijazhin e syve të saj delikat, duke nxjerrë në pah rrathët e saj me një shkëlqim para se të zgjerohej në qerpikë të valëzuar.

Veshja ishte vetëm pamja e parë e natës për Lizzon, e cila më vonë ndërroi fustanin për pjesën e mbetur të mbrëmjes.

Ajo ishte ndër interpretuesit e para në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku argëtoi audiencën me interpretimet e këngëve të saj “About Damn Time” dhe “2 Be Loved (Am I Ready?)”.

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2022, u mbajt në Qendrën “Prudential” në Newark të New Jerseyt. /Telegrafi/