Telegrafi

Liverpooli dhe Rangers me shumë mungesa – formacionet e mundshme

Liverpooli do të jetë nikoqir i Rangers për ndeshjen që luhet në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Anfield Road”.

Për këtë përballje, The Reds do të jenë pa Ibrahima Konaten, Caoimhin Kelleher, Curtis Jones, Calvin Ramsay dhe Andy Robertson që janë të lënduar, ndërsa në dyshime mbesin Naby Keita e Alex Oxlade Chamberlain.


Standings provided by Sofascore

Mungesa të shumta ka edhe Rangers, pasi do jenë pa Kemar Roofe, Ianis Hagi, Filip Helander, Jon McLaughin, John Souttar dhe Tom Lawrence që janë të lënduar, James Sands ka karton të kuq, ndërsa në dyshime është Nnamdi Ofoborh.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimiskas, Thiago, Fabinho, Elliott, Salah, Diaz, Jota.

Rangers: McGregor, Barisic, Davies, Goldson, Tavernier, Jack, Lundstram, Kent, Favis, Tillman, Colak. /Telegrafi/