Starti i kampionatit nuk është edhe barometër real i ndonjë ekipit pavarësisht rezultatit pozitiv apo negativ, sepse duhet 4-5 javë dhe të shihet forcat reale e saj.
Ferronikeli nga Drenasi pati start të tmerrshëm, ku humbi si “vendas” në Skenderaj me rezultat 5:2 nga Hajvalia. Humbja e thellë fare nuk e ka dekoncentruar ekipin por i ka dhënë edhe më shumë motiv që të punojnë dhe të përmirësojnë gabimet që bënë me Hajvalinë.
Përparim Livoreka, sulmues i kësaj skuadre, ka thënë për BotaSot se po mundohen që të janë të përgatitur maksimalisht para sfidës së ardhshme dhe kanë hedhur pas shpine edhe humbjen në start. Ai beson e shpreson se kanë ekip që mund të luftojnë edhe për dy-tre vendet e para, sepse kanë një ekip me lojtarë cilësorë. /Telegrafi/