Site icon Telegrafi

Liverpoooli mposht Wolvesin mes vuajtjeve dhe vazhdon rrugën drejt titullit  

Liverpooli ka vazhduar marshin drejt titullit, duke fituar në shtëpi me rezultat 2-1 ndaj Wolves, në përballjen e vlefshme për javën e 25-të të Ligës Premier.  

Liverpooli e nisi mjaftë mirë takimin, duke shënuar që në rastin e parë tët mirë që iu shfaq. 

Ishte Luis Diaz ai që gjeti rrjetën për 1-0 me një gjuajtje brenda zonës. 

Në minutën e 35-të, Liverpooli fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Mohamed Salah që shënoi për 2-0. 

Sa i përket pjesës së dytë, Liverpooli fillimisht iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, ndërsa pastaj iu anulua një penallti nga VAR. 

Wolves hapi ndeshjen në minutën e 67-të, me një gol të bukur të Matheus Cunha për 2-1. 

Mysafirët tentuan deri në fund të shënojnë për të marr një pikë, por edhe përkundër rasteve të mira nuk ia arritën. 

Liverpoli mbetet lider me  60 pikë, shtatë më shumë se sa Arsenali që është i dyti. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version