Site icon Telegrafi

Liverpoolit i thuhet se tashmë është jashtë garës për titull në Ligën Premier

Liverpool nuk do ta sfidojë Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier këtë sezon dhe tashmë përballet me një betejë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, sipas Gabby Agbonlahor.

Lojtarët e Jurgen Klopp kanë barazuar gjysmën e gjashtë ndeshjeve të tyre të ligës këtë sezon pas barazimit të tyre pa gola në “Goodison Park” në derbin Merseyside të së shtunës.

Reds ishin me fat që nuk pësuan humbjen e dytë të sezonit, me Conor Coady që kishte një gol të anuluar nga VAR dhe Neal Maupay duke shpërdoruar shansin e tyre më të mirë.

Lexo po ashtu Vetëm fillimsezoni në Ligën Premier, por VAR-i është nën hetim nga PGMOL

Prandaj ata qëndrojnë në vendin e shtatë në tabelë, gjashtë pikë prapa liderit Arsenal dhe pesë pas kampionëve të Pep Guardiolës, me të cilët kanë luftuar gjatë sezoneve të fundit për të siguruar lavdinë e Ligës Premier.

Dhe duke folur në talkSPORT, Agbonlahor beson se forma aktuale e Arsenalit dhe Tottenhamit – të cilët janë të tretët – do të thotë që Reds do të përballen me një luftë të ashpër për top katër.

I pyetur nëse Liverpool mund të humbasë në top katërshen, Agbonlahor u përgjigj: “100 për qind. Kjo nuk është një betejë për titull. Liverpooli, për mua, nuk po lufton për titullin e Ligës Premier këtë sezon”.

Lexo po ashtu UEFA aprovon ndryshime të ndjeshme në Ligën e Kampionëve

“Ata po luftojnë për të qëndruar në top katërshen sepse Arsenali është në të. Spurs janë në të – ata po dinë të fitojnë ndeshje, Arsenal dhe Spurs. Ata kanë atë mentalitet fitues dhe po fitojnë ndeshje. Chelsea do të përmirësohet”.

Agbonlahor ishte gjithashtu kritik për taktikat e Klopp kundër Evertonit, duke këmbëngulur se sulmuesi Mohamed Salah nuk është aktualisht një kërcënim për gol, ndërsa këmbëngul se ‘diçka nuk është në rregull’ me mbrojtjen e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version