Liverpooli ka fituar më shumë mund në udhëtim te Burnley në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier me rezultat 1-0.
The Reds e filluan furishëm takimin, duke e kërkuar golin e parë, por ai erdhi fare në fund të 45 minutave të parë.
Ishte Fabinho, ai që kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 40-të, duke rezultuar kështu të ishte edhe goli i vetëm i takimit.
Fabinho goal, 1-0 to LFC ❤️ https://t.co/d6nZ1afnib
— ⚡️⚡️ (@its_me_axad) February 13, 2022
Në 45 minutat e dytë, Liverpooli përpak sa nuk pësoi gol, me Burnleyn që shpërdoroi disa raste.
Falë Alisson Becker dhe moskonkretizimit të rasteve nga ana e lojtarëve kundërshtar, mysafirët shpëtuan pa pranuar gol.
83' – Brownhill's pick out finds Cornet in behind, he waits before trying to round Alisson and hits the side-netting with his shot. The offside flag then goes up.
[0-1]#BURLIV pic.twitter.com/X0pBnVXEBs
— Liverpool FC (@LFC) February 13, 2022
Natyrisht se kjo ishte një fitore e vuajtshme për lojtarët e Jurgen Klopp, por që morën tre pikë të mëdha.
Pas javës së 25-të, Liverpooli gjendet në vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të do të kenë punë me Norwichin. /Telegrafi/