Liverpooli ka marrë një fitore me shumë vuajtje përballë Newcastle United 2-1.
Ka qenë një ndeshje e zjarrtë në Anfield me shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat.
Megjithatë të parët në epërsi kaluan mysafirët që gjetën golin shtatë minuta para fundit të pjesës së parë.
Ishte sulmuesi më i shtrenjtë në histori të klubit, Alexander Isak që realizoi gol të bukur pas asistimit nga Longstaff për 0-1.
Me epërsinë minimale të mysafirëve u mbyllën 45 minutat e para në Anfield.
Pjesa e dytë i takoi vendasve të cilët u hodhën të gjithë në sulm për të barazuar rezultatin.
Ekipi i udhëhequr nga Jurgen Klopp e arriti një gjë të tillë kur kaluan një orë lojë, me Roberto Firminon që realizoi pas asistimit nga Mohamed Salah për 1-1.
Liverpooli vazhdoi sulmet në drejtim të skuadrës mysafire dhe golin e fitores e gjetën në frymën e fundit të ndeshjes.
Gjyqtari kishte ngritur pesë minuta shtesë, por goli i vendasve erdhi në minutën e 98-të tëndeshjes.
Ishte talenti Fabio Carvalho që u gjet bukur në zonë dhe shënoi për 2-1 duke sjell një gëzim të papërshkrueshëm në Anfield.
Me këtë fitore Liverpooli ngritët në vendin e pestë me tetë pikë, derisa Newcastle bie në pozitën e 11-të me gjashtë pikë.
Ndeshjen e radhës Liverpoolin e pret derbi i qytetit në udhëtim te Evertoni, derisa Newcastle United pret në St James Park skuadrën londineze Crystal Palace. /Telegrafi/