Telegrafi

Liverpooli vendos rekord të ri të klubit për fitore radhazi në Ligën Premier

Liverpooli (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Liverpooli tani ka vendosur një rekord të ri për më shumë fitore radhazi në historinë 127-vjeçare të klubit.

Klubi i madh anglez ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në udhëtim te Burnley.

Kjo ishte fitorja e katër radhazi e Reds në po kaq ndeshje të zhvilluara në këtë sezon në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

Megjithatë, kjo fitore ka rëndësinë e një rekordi të ri për historinë 127-vjeçare të klubit të madh anglez.

Liverpooli ka arritur tashmë në 13 fitore radhazi në kampionat, duke vendosur rekord në ri të klubit për fitore në ligë.

Njëri nga më meritorët padyshim se është trajneri Jurgen Klopp, i cili e ka kthyer Liverpoolin në një ekip fitues. /Telegrafi/