Site icon Telegrafi

Liverpooli i vë çmim prej 40 milionë eurosh Daniel Sturridge

Liverpool kërkon para të shumta për Daniel Sturridge, i cili mund të shitet në afatin kalimtar të kësaj verë.

Mediat britanike shkruajnë se klubi nga ‘Anfield’ kërkon 40 milionë funte nëse 27 vjeçari dëshiron të largohet gjatë kësaj verë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Liverpooli

Sturridge, i cili është në dispozicion për sfidën e së hënës kundër Watford, ka tërhequr interesimin e klubit francez Paris Saint-Germain si dhe është duke u monitoruar edhe nga trajneri i West Hamit, Slaven Bilic.

Sturridge nuk ka mundur të tregojë më të mirën e tij në skuadrën e Jurgen Klopp gjatë këtij sezoni për shkak të lëndimit, i cili e detyroi atë të qëndrojë mjaft gjatë jashtë fushës së blertë.

Exit mobile version