Telegrafi

Liverpooli vazhdon të dështojë

Të kuqtë u përballen me një varg problemesh në ndeshje, me Fernando Torres, i cili shënoi golin e vetëm për mysafirët në takimin e sotëm, që u nxor jashtë i lënduar, derisa Jamie Carragher dhe Philip Degen u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Bobby Zamora iu dha epërsinë nikoqirëve pas 23 minutash lojë, por Liverpool dominoi në posedim dhe barazoi me anë të Torres pak para fundit të pjesës së parë.

Por, pas zëvendësimit të Torres (64’), Erik Nevland, i cili u fut si zëvendësues riktheu epërsinë për Fulhamin në minutën e 73-të të takimit. Largimi i Degen dhe Carragher brenda dy minutash (79’ dhe 81’) përkeqësoi edhe më tej situatën e të kuqve, të cilët pësuan edhe një gol tjetër të shënuar nga Clint Dempsey tre minuta para fundit të takimit.

Humbja është e pesta në 11 takime në Ligën Premier për Liverpoolin./Telegrafi/