Liverpooli ka marrë fitoren e 11-të radhazi në Ligën Premier, teksa para tifozëve të vet ka mposhtur lehtësisht Sheffield Unitedin 2-0.
Liverpoooli e nisi më mirë ndeshjen duke sulmuar portën e mysafirëve.
The Reds kaluan shpejt në epërsi kur në minutën e katërt Mohamed Salah shënoi nga afërsia pas asistimit nga Robertson.
Salah ka mundur të dyfishoi epërsinë e Liverpoolit, por ishte i pafat në minutën e 12-të.
Mysafirët shënuan tre minuta më vonë me John Lundstram, por që goli iu anulua për pozitë jashtë loje.
Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me epërsinë minimale të vendasve 1-0.
The Reds e nisën mirë edhe pjesën e dytë ku krijuan raste me Salah e Firmino.
Ndërkohë në minutën e 64-të, Sadio Mane shënoi golin e dytë në ndeshje pas një bashkëveprimi të mirë me Sadio Manen.
Deri në fund dy skuadrat patën raste tjera, por që rezultati mbeti ai i minutës së 64-të 2-0.
Liverpool ngrit edhe më shumë epërsinë me vendin e dytë, pasi tani ka 58 pikë, 13 më shumë se Leicesteri dhe ka një ndeshje më pak se ndjekësit e tyre. /Telegrafi/
https://m.youtube.com/watch?v=XkJHtlkqdVw
https://m.youtube.com/watch?v=3dg-MtMhYPA