Telegrafi

Liverpooli vazhdon me fitore, mposht Crystal Palacen në udhëtim

Liverpooli ka fituar në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka marr edhe fitoren e dytë në sezonin e ri të Ligës Premier pasi ka fituar ndaj Palacet në Roy Hodgson.

Klopp fitoi ndaj Hodgson (Getty Images)

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi mysafirëve të Liverpoolit, të cilët patën diçka më shumë nga ndeshja, teksa arritën ta gjejnë edhe golin.

Megjithatë, rasti i parë në ndeshje i takoi vendasve, të cilët ishin afër golit në minutën e 25-të, por goditja e tij u ndal nga transversalja.

Milner shënoi nga penalltia (Getty Images)

Kur pritej që ndeshja të shkonte në pushim në skenë doli Mohamed Salah, i cili u pengua në zonë dhe James Milner u tregua i saktë duke shënuar për 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta për gol, ku në fillim ishin vendasit që diktonin ndeshjen, ndërsa nga gjysma e andej Reds morën frenat.

Në minutën e 76-të të ndeshjes gjithçka u vështirësua për vendasit, pasi Aaron Wan-Bissaka mori karton të kuq pas ndërhyrjes nga mbrapa ndaj Salahut.

Salah nxori penalltinë dhe krijoi disa raste për gol (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa tentime nga Salah (78′) dhe Firmino (86′), por ishte Sadio Mane, i cili në minutat shtesë vulosi rezultatin përfundimtar 2-0 pas një goli të shënuar nga një kundërsulm i shpejt.

Në ndeshjen e radhës, Reds luajnë në shtëpi ndaj Brightonit, ndërsa Palace udhëton në drejtim të Watfordit. /Telegrafi/