Liverpooli ka fituar në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier.
Skuadra e Jurgen Klopp ka marr edhe fitoren e dytë në sezonin e ri të Ligës Premier pasi ka fituar ndaj Palacet në Roy Hodgson.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi mysafirëve të Liverpoolit, të cilët patën diçka më shumë nga ndeshja, teksa arritën ta gjejnë edhe golin.
Megjithatë, rasti i parë në ndeshje i takoi vendasve, të cilët ishin afër golit në minutën e 25-të, por goditja e tij u ndal nga transversalja.
Kur pritej që ndeshja të shkonte në pushim në skenë doli Mohamed Salah, i cili u pengua në zonë dhe James Milner u tregua i saktë duke shënuar për 1-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta për gol, ku në fillim ishin vendasit që diktonin ndeshjen, ndërsa nga gjysma e andej Reds morën frenat.
Në minutën e 76-të të ndeshjes gjithçka u vështirësua për vendasit, pasi Aaron Wan-Bissaka mori karton të kuq pas ndërhyrjes nga mbrapa ndaj Salahut.
Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa tentime nga Salah (78′) dhe Firmino (86′), por ishte Sadio Mane, i cili në minutat shtesë vulosi rezultatin përfundimtar 2-0 pas një goli të shënuar nga një kundërsulm i shpejt.
Në ndeshjen e radhës, Reds luajnë në shtëpi ndaj Brightonit, ndërsa Palace udhëton në drejtim të Watfordit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4oIakeEmMu4