Liverpooli ka vazhduar me fitore, duke realizuar të katërtën në katër ndeshjet e para këtë sezon si mysafir i Leicesterit me rezultat 2-1.
Liverpooli bëri presion të madh qysh në minutat e para dhe gjeti rrugën e golit pas 10 minutash lojë.
https://twitter.com/MrNickMason/status/1035855978074386433
Sadio Mane ishte ai që shënoi gol pas një topi të Robertsonit në zonë.
Leicesteri pati periudhë të mirë dhe tentoi të gjente golin, por Firmino ishte ai që qetësoi stadiumin duke shënuar për 2-0 me kokë pas një korneri në minutën e fudnit të pjesës së parë (45′).
https://twitter.com/_RoarOfTheKop_/status/1035869406067339267
Pjesën e dytë Leicesteri dominoi duke tentuar të gjente golin e shpresës dhe për këtë ndihmoi portieri mysafir Alisson.
Pas një gabimi të Alisson i cili tentoi të driblonte kundërshtarin, ishte Madisson ai që rrëmbeu topin dhe pasoi te Ghezzal që realizoi nga afërsia për 2-1 (63′).
‘Alisson is better than David De Gea.’ 😂 https://t.co/WZlvXrfjpu
— Retro United (@Retro_Utd) September 1, 2018
Shaqiri u inkuadrua në minutën e 70-të në lojë dhe nuk pati ndonjë rast që vlen të përmendet. Ai zëvëndësoi Mohamed Salahun.
Me këtë fitore Liverpooli vazhdon bilancin e përkryer me katër fitore nga katër ndeshjet e para dhe 12 pikë në krye të tabelës së Ligës Premier. /Telegrafi/