Telegrafi

Liverpooli u takua me Xhakën

Padyshim se një ndër emrat më të përfolur sa i përket transferimeve, mbetet Granti Xhaka.

Zyrtarët e Liverpoolit raportohet se janë takuar me përfaqësuesit e mesfushorit të Borussia Monchengladbachut, Xhaka.

Kështu të paktën shkruan Sport Witness, gazetë e cila raporton se ”Të Kuqtë” tashmë kanë biseduar me agjentët e reprezentuesit zviceran.

Gjithashtu, kjo gazetë shkruan se përveç këtyre dy ekipeve, edhe ekipe tjera angleze e duan mesfushorin nga Prishtina. /Telegrafi/