Telegrafi

Liverpooli u kthehet fitoreve dhe marshon drejt titullit në Angli

Mane dhe Salah. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Liverpooli ka fituar me rikthim ndeshjen ndaj Bournemouth me rezultat 2-1.

Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjen kur vetëm pas nëntë minutave lojë kaluan në epërsi.

Një aksion i ndërtuar mirë nga Bournemouth në gol e shëndrroi sulmuesi anglez Callum Wilson që realizoi për 0-1.

AFC Bournemouth. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Liverpooli u rikthye shpejtë në lojë, kur në minutën e 25-të arritën të barazonin rezultatin.

Mohamed Salah u shërbye mirë nga Sadio Mane dhe shënoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Vetëm tetë minuta më vonë The Reds kaluan për herë të parë në epërsi, kur sulmuesi senegalez Sadio Mane u shërbye mirë nga Van Dijk dhe me qetësi shënoi për 2-1.

Liverpool. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Me epërsinë minimale të vendasve 2-1 përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë vendasit ulën tempon e lojës duke u fokusuar më shumë në ruajtje të rezultatit.

Rasti më i mirë iu tregua mysafirëve me Fraser, por që topin nga vija fatale e largoi James Milner.

Kësisoj Liverpooli i rikthehet fitoreve dhe vazhdon kryesimin i vetëm në Ligën Premier me 82 pikë pas 29 takimeve.

Ndërkohë Bournemouth mbetet në zonën e rënies në Championship pasi ka vetëm 27 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/