Liverpooli ka fituar 2-1 në ndeshjen e parë me Fulhamin në kuadër të gjysmëfinales së Carabao Cup.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët, që ia dolën të shënonin me anë të Wilian, ndërsa asistuesi ishte Andrea Pereira.
Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, ndërsa 45 minutat e dytë ishin për Liverpoolin.
Up at the break! 💪#LIVFUL pic.twitter.com/k9drLxhzr0
— Fulham Football Club (@FulhamFC) January 10, 2024
Shifrat për 1-1 i vendosi Curtis Jones, kur u asistua prej Darwin Nunez në minutën e 68-të.
Për të përmbysur rezultatin u përkujdes Cody Gakpo (71’), me Nunez që ishte sërish në rolin e asistuesit.
Liverpooli do të shpresojë që të fitojë edhe në udhëtim, në mënyrë që të kalojë në finale, ndërsa aty do të takohet me fituesin e duelit tjetër mes Chelseat dhe Middlesbrough, me Blutë që pësuan humbje 1-0 në takimin e parë. /Telegrafi/
CODY TURNS IT AROUND!!!!!! pic.twitter.com/U1WuK0Wqu8
— Liverpool FC (@LFC) January 10, 2024