Liverpooli ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligën Premier.
Reds kanë arritur t’i rikthehet menjëherë fitores pas barazimit në ndeshjen e fundit ndaj Manchester United, duke mposhtur me rikthim Spurs.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por ishin vetëm mysafirët të cilët gjetën golin.
Ishte sulmuesi Harry Kane, i cili shënoi për 0-1 pa u mbushur një minutë lojë, nga një top i kthyer nga traversa.
Në pjesën e dytë, ekipi i Jurgen Klopp përveç rasteve të shumta ishin edhe konkret duke arritur t’i shënojnë edhe dy gola dhe ta rikthejnë rezultatin.
Luhej minuta e 52-të e ndeshjes kur në skenë doli Jordan Henderson, i cili shënoi golin e barazimit 1-1 nga afërsia.
Në minutën e 75-të ishte Mohamed Salah, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë duke vulosur fitoren me rezultat përfundimtar 2-1.
Pas kësaj fitore, Liverpooli ka 28 pikë në pozitën e parë, ndërsa Spurs renditen në vendin e 11-të me 12 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Reds udhëtojnë te Aston Villa, ndërsa Tottenhami udhëton te Evertoni. /Telegrafi/
https://twitter.com/ByDerbyTime/status/1188504949891710976
https://twitter.com/EnRouteAnfield/status/1188511663894470657
https://twitter.com/SamueILFC/status/1188517333557567494