Site icon Telegrafi

Liverpooli thyen rekordin e golave të Unitedit në Ligën e Kampionëve

MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: Roberto Firmino of Liverpool celebrates scoring the second goal with Alex Oxlade-Chamberlain, Virgil Van Dijk, James Milner and Andy Roberton during the Quarter Final Second Leg match between Manchester City and Liverpool at Etihad Stadium on April 10, 2018 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images,)

Liverpooli ka vënë një rekord të ri për një sezon të vetëm në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Jurgen Klopp shënoi golin e 32-të dhe 33-të të martën mbrëma në Etihad Stadium në fitorne prej 2-1.

Me golin e 33-të në sezonin 2017-2018, Liverpooli ka thyer rekordin e 32 golave të vendosur nga Manchester United në sezonin 2002-2003 në Ligën e Kampionëve.

Goli i cili barazoi rekordin ishte ai i Salahut, e më pas Firmino e theu atë me golin e dytë.

Njerëzit e Kloppit mund të shtojnë rekordin e tyre në dy ndeshjet e ardhshme dhe në finalen potenciale më 26 maj në Kiev të Ukrainës.

Ishte po ashtu mbrëmje rekordesh për Salahun dhe Firminon, pasi ata u bënë lojtarët e parë të Liverpolit që shënojnë tetë herë në një sezon në Ligën e Kampionëve.

Salah ka 39 gola për Liverpoolin këtë sezon në të gjitha garat duke rrumbullakësuar një sezon të shkëlqyer për ish anësorin e Romës.

Në total, ai ka qenë i përfshirë në gati gjysmën e golave të klubit të tij, një shifër të cilës nuk mund t’i afrohet askush në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version