Kur Dejan Lovren e shënoi golin vendimtar për Liverpoolin në minutën e 91-të, rrjeti social Twitter nuk kishte temë tjetër pos The Reds.
Tash del se fitorja e Liverpoolit ndaj Dortmundit ka vënë një rekord të ri britanik në rrjetin social Tëitter.
Statistikat tregojnë se se pas vërshëllimes së fundit të gjyqtarit në Anfield, 56 mijë postime për minut janë regjistruar në Twitter dhe kjo është kulmi, duke thënë se fitorja e Liverpoolit ishte momenti më i komentuar deri tani këtë vit.
Në total, më shumë se dy milionë postime për ndeshjen e Liverpoolit dhe Dortmundit janë dërguar në databazën e rrjetit social. /Telegrafi/