Telegrafi

Liverpooli do të përfitojë më shumë se Manchester City pavarësisht kush e fiton titullin

Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Përfitimet e Liverpoolit do të jenë më të mëdha se ato të Manchester Cityt këtë sezon, pa marrë parasysh se cila skuadër do të shpallet kampion i Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka qenë më e popullarizuar ndër transmetuesit në krahasim me atë të Pep Guardiolas dhe për këtë arsye, përfitimet janë më të mëdha.

Ndeshjet , ku ka luajtur Liverpooli janë treguar 29 herë nga Sky Sports dhe BT Sport, dy herë më shumë se cilido klub tjetër. Në vend të dytë janë ndeshjet ku ka luajtur Manchester Unitedi (27), derisa ndeshjet e Cityt janë transmetuar 26 herë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Premier League

Secili klub i ka të garantuar 12.5 milionë funte (14.5 milionë euro) dhe pastaj nga 1.2 milion funte (1.4 milion euro) për çdo ndeshje të transmetuar.

(Foto: dailymail.co.uk)

Sipas një kalkulimi të Mail On Sunday, Liverpooli pritet të fitojë në total rreth 150 milionë funte (173.5 milionë euro), më shumë se shuma që do ta fitojë City.

Është për t’u befasuar se klubet e rëna nga liga, Huddersfield Town, Fulham dhe Cardiff City do të përfitojnë ndërmjet 94 dhe 100 milionë funte (108.7 dhe 115.6 milionë euro). /Telegrafi/