Site icon Telegrafi

“Liverpooli të konsiderojë shitjen e Salahut që nuk është i lumtur” – kështu thotë ish-ylli i Egjiptit Aboutrika

Mohamed Aboutrika ka thënë se Mohamed Salah nuk është i lumtur te Liverpooli dhe këta të fundit duhet të konsiderojnë shitjen e tij.

Ish-bashkëlojtari i sulmuesit te Egjipti ka deklaruar se bashkëkombësi i tij nuk është i lumtur dhe mund të largohet nga The Reds.

“E shoh që Salah te Liverpooli është i mërzitur, por kjo gjë nuk mund të ndikojë te paraqitjet e tij”, ka thënë Aboutrika për beIN Sports.

“Edi se ai nuk është i lumtur në Anfield dhe ai më ka thënë se përse nuk është i lumtur atje, por nuk mund ta them publikisht”.

“Njëra ndër arsyet që përse ai është i zemëruar me Jurgen Kloppin, se përse nuk ishte kapiten në ndeshjen ndaj Midtjyllandit në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar më tej ish-reprezentuesi i Egjiptit.

Kujtojmë se Salah po kërkohet nga Real Madridi dhe Barcelona, andaj kjo gjë mund të ketë ndikuar te ai. /Telegrafi/

Exit mobile version