Telegrafi

Liverpooli të emërojë Hodgson javën e ardhshme?

Sipas The Mirror, mrekullitë e bëra të Hodgson e kanë bërë atë favorit për postin e trajnerit në Anfield, ndërsa kandidatë tjerë janë edhe Kenny Dalglish dhe Manuel Pellegrini.

Duke folur të ënjtën për spekulimet e fundit, Hodgson pranoi për BBC se nuk është në dijeni se do të jetë trajner i ardhshëm i Liverpoolit.

“Unë jam menaxher i Fulhamit. Unë jam shumë i lumtur te Fulhami. Të jem i sinqertë, ka shumë spekulime, por nuk mund t’i pranoj ato”, theksoi Hodgson. /Telegrafi/