Telegrafi

Liverpooli synon t’i kthehet Ligës Premier me fitore ndaj Evertonit, formacionet e mundshme të derbit lokal

Carlo Ancelotti - Jurgen Klopp (Foto: Clive Brunskill/Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Evertoni dhe Liverpooli do të ndeshen sot (e diel) në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.

Reds janë mysafir të Toffes në derbin e zjarrtë lokal, i cili pritet të zhvillohet në Goodison Park me fillim nga ora 20:00.

Ekipi i Jurgen Klopp është gati të rifilloj kampanjën në Ligën Premier pas një pauze prej tre muajve dhe synon fitore për t’iu ofruar edhe më shumë titullit.

Në anën tjetër, vendasit e drejtuar nga Carlo Ancelotti gjithashtu synojnë ta rinisin futbollin me rezultat pozitiv për të mbetur në hap me një vend që i dërgon në Evropë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë nga disa lëndime për këtë ndeshje, por nuk pritet të ketë ndonjë befasi të madhe në formacione.

Klopp pritet të startojë me Divock Origi në sulm, pasi Mohamed Salah thuhet se nuk është i përgatitur plotësisht.

Everton (4-4-2): Pickford; Coleman, Keane, Holgate, Digne; Bernard, Gomes, Davies, Sigurdsson; Calvert-Lewin, Richarlison

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Mane, Firmino, Origi

/Telegrafi/