Telegrafi

Liverpooli synon t’i kthehet fitores në ndeshjen ndaj Fulhamit, formacionet zyrtare – Shaqiri titullar

Liverpooli dhe Fulhami kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier.

Reds janë nikoqir të ekipit londinez në takimin i cili pritet të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin Anfield.

Ekipi i Jurgen Klopp vjen në këtë ndeshje me një formë të tmerrshme me katër humbje nga pesë ndeshjet e fundit, ndërsa synon t’i kthehet fitores pas humbjes nga Chelsea.

Në anën tjetër, mysafirët kishin një formë të mirë në ndeshjet e fundit, por humbja nga Tottenhami ka lëkundur pozicionin e tyre dhe do të ishin të lumtur me një barazim.

Klopp ka vendosur të bëjë shumë ndryshime, ku Xherdan Shaqiri luan nga minuta e parë, ndërsa trajneri i Fulhamit starton me më të mirët.

Liverpool: Alisson; N.Williams, Phillips, R.Williams, Robertson; Milner, Wijnaldum, Keita; Shaqiri, Salah, Diogo Jota

Fulham: Areola; Aina, Andersen, Adarabioyo, Tete; Reed, Lemina; Cavaleiro, De-Cordova Reid, Lookman; Maja

/Telegrafi/