Telegrafi

Liverpooli suspendon yllin e saj, del pozitiv në doping

Skuadra angleze Liverpool ka marrë një lajm të keq pas sfidës ndaj Evertonit.

Mbrojtësi francez, Mamadou Sakho ka dalë pozitiv në një test anti doping.

Mediat angleze kanë raportuar se Sakho kishte përdorur një preparat për djegjen e dhjamit, por ky preparat ka pasur substanca të ndaluara.

Kështu gjiganti anglez ka suspenduar mbrojtësin e tyre deri sa të përfundojnë të gjitha hetimet.

Për 26-vjeçarin Liverpool së shpejti pritet ta lëshoi një komunikatë për ta qartësuar gjendjen e tij. /Telegrafi/