Midtjylland dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Reds janë mysafir të klubit danez në ndeshjen e gjashtë të Grupit D, ndeshja e cila zhvillohet në ‘MCH Arena’ nga ora 18:55 dhe nuk ka fare rëndësi pasi klubet tashmë e dinë fatin e tyre.
Ekipi i Jurgen Klopp ka siguruar kualifikimin tutje si ekip i parë nga dy grup, por dëshiron fitore për të mbajtur lartë moralin e ekipit.
👀🇩🇰 Tonight's setting…
#FCMLIV | #UCL pic.twitter.com/dqldbsRyQ4
— Liverpool FC (@LFC) December 9, 2020
Në anën tjetër, vendasit kanë vetëm një pikë dhe do të luajnë për t’u mos u turpëruar si vendas.
Klopp ka bërë shumë ndryshime në formacionin titullar, ndërsa trajneri i vendasve luan me më të mirët.
Midtjylland:Hansen; Cools, Sviatchenko, Scholz, Paulinho; Cajuste, Onyeka; Dreyer, Evander, Kaba; Mabil
Liverpool: Kelleher; Alexander-Arnold, R.Williams, Clarkson, Tsimikas; Fabinho, Keita; Diogo Jota, Origi, Minamino; Salah
/Telegrafi/