Telegrafi

Liverpooli me shumë mungesa, edhe Bournemouth në situatë të keqe nga lëndimet (Foto)

Liverpooli po ballafaqohet me një varg mungesash para duelit ndaj Bournemouthit.

Por, më mirë nuk janë as vendasit e Bournemouth të cilët kanë në dyshim portierin Artur Boruc dhe Charlie Daniels, teksa Cook dhe Surman mungojnë sigurt. Jordon Ibe nuk është mjaftueshëm i përgatitur për këtë duel.

Lexo po ashtu Sondazh: Barca vs Real, kush e fiton El Clasicon?

Te Liverpooli janë të lënduar tetë lojtarë.

Coutinho do të jetë disa muaj jashtë, teksa Ings dhe Sturridge mungojnë sigurt në këtë duel.

Sheyi Ojo dhe Joseph Gomez nuk janë gati për duelin ashtu sikurse Sakho, teksa Adam Lallana dhe Roberto Firmino janë në dyshim, edhe pse ky i fundit pritet të paraqitet nga fillimi.

Dueli zhvillohet të dielën nga ora 14:30. /Telegrafi/