Telegrafi

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin – dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli e ka nënshtruar Manchester Unitedin në “Old Traford’ në derbin e javës së tretë të Ligës Premier, duke e mposhtur me rezultat 3-0.

Skuadra e Arne Slot ishte dominuese dhe më kërkuesë që nga fillimi, duke shënuar në fund dy herë brenda pjesës së parë.

Reds gjetën golin në minutën e 7-të me Trent Alexandre Arnold, por u anlua pasi kishte një faul në ndërtim të aksionit.

Në minutën e 35-të, Mohamed Salah asistoi bukur në zonë, ku Luis Diaz me kokë arriti të shënojë për 1-0.

Pas disa minutash Man Utd kishte rastin e parë, por gjuajtja e Noussait Mazraoui u prit nga Alisson.

Në minutën e 42-të, erdhi goli i dytë për mysafirët, ku sërish dyshja, Salah dhe Diaz bashkëvepruan bukur, me kolumbianin që shënoi për 2-0.

Pjesa e parë nuk solli më gola dhe Liverpooli shkoi në pushim me epërsi të kënaqshme.

 

Djajtë e Kuq në fillimin e pjesës së dytë rrezikuan nga Joshua Zirkzee, por në vend ishte Alisson.

Liverpooli mbylli çdo dilemë në minutën e 56-të, kur Mohamed Salah shënoi për 3-0 pas asistimit të Dominik Szoboszlait.

Zirkzee tentoi edhe njëherë në minutën e 64-të për të hapur ndeshjen, por nuk ia doli, pasi Alisson sërish priti gjuajtjen e tij.

Deri në fund skuadra e Slot menaxhoi lojën dhe arriti të marr fitoren e tretë me radhë në po kaq ndeshje.

Liverpooli ka 9 pikë së bashku me Man Cityn, ndërsa Man Utd me 3 pikë mbetet në vendin e 14-të./Telegrafi/