Telegrafi

Liverpooli shpreson në mrekulli, pas ndalesës që i bëri West Hami, Man Cityt

Manchester City ka marrë vetëm një pikë në duelin me West Hamin, pasi ndeshja që u luajt në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier, përfundoi 2-2.

Pas vetëm 24-të minutash lojë, Jarrod Bowen i kaloi Hammers në epërsi, duke i zënë në befasi Citizens.

Bowen (45’) nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe për 2-0, duke shkuar në pushimin mes pjesë me epërsi.

Mirëpo, City ishte më kërkues në pjesë e dytë dhe ia doli të shënonte dy herë.

Fillimisht, Jack Grealish pranoi një asistim nga Rodri, për të realizuar për 2-1 në minutën e 49-të.

Ishte minuta e 69-të e takimit, kur Cityt i buzëqeshi fati, shkaku që Vladimir Coufal realizoi auto-gol për 2-2.

Kampioni në fuqi pati shansin që të përmbyste rezultatin, nëse Riyad Mahrez (86’), të mos e huqte penalltinë.

Pas javës së 37-të, Manchester City është lider me 90 pikë, katër më shumë se vendi i dytë Liverpooli, derisa ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fund që të përcaktohet kampioni, por nëse The Reds nuk humbasin në udhëtim te Southamptoni në xhiron e 36-të. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore