Liverpooli e ka demoluar Leeds United në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier, pasi ka shënuar fitore 6-1.
Pas 35 minutash lojë, golin e parë për The Reds e shënoi Cody Gakpo, kur u asistua prej Trent Alexander-Arndol.
Pas katër minutash erdhi edhe goli i dytë për Liverpoolit, me Mohamed Salah që ishte realizuesi, ndërsa Diogo Jota asistoi.
SAAAALLLLAAAAHHHHHH! IT'S TWO!!!!!!!!! pic.twitter.com/SLgZRpy7RY
— Liverpool FC (@LFC) April 17, 2023
Pjesa e dytë nisi më mirë për Leeds United, pasi ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 2-1 me anë të Luis Sinisterra (47’).
Diogo Jota e qetësoi Jurgen Kloppin, kur shfrytëzoi një asistim nga Curtij Jones në minutën e 52-të për 3-1.
Për 4-1 u përkujdes Mohamed Salah (64’) që tre minuta më parë kishte një gol të anuluar për pozicion jashtë loje, ndërsa ishte i dyti i tij në këtë takim.
WHAT A FINISH, DIOGO!!!! ⚽ pic.twitter.com/JHdtC18vnG
— Liverpool FC (@LFC) April 17, 2023
Për golin e pestë tek të kuqtë edhe një herë në listën e realiztatorëve u rikthye Jota (74’), por që ata nuk u ndalën me kaq.
Liverpooli shënoi për 6-1 me anë të Darwin Nunez në minutën 90-të me një asistim të Alexander-Arnold.
Pas javës së 31-të, Liverpooli gjendet në vendin e tetë me 47 pikë, ndërsa në xhiron e 32-të do të ketë punë me Nottinghamin. /Telegrafi/