Site icon Telegrafi

Liverpooli shënon gjashtë herë ndaj Leeds, afrohet në tri pikë ndaj Man Cityt

Liverpooli ka vazhduar me fitore në kuadër të Ligës Premier, duke e mposhtur kësaj radhe Leedsin me rezultat 6-0.

Ndeshja nisi shumë mirë për The Reds, pasi fituan penallti në minutën e 14-të.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Mohamed Salah që shënoi për 1-0.

Sulmet e Liverpoolit nuk u ndalën dhe në minutën e 30-të erdhi goli i radhës.

Salah kësaj radhe asistoi te Joel Matip, ku mbrojtësi shënoi për 2-0.

https://twitter.com/DJANGO_LFC_/status/1496580239396417545

Në minutën e 35-të, Liverpooli shënoi edhe njëherë penallti, ku sërish u kthye në gol nga Salah për 3-0.

Skuadra e Jurgen Klopp ka mundur të shtojë epërsinë në fundin e pjesës së parë, por që Fabinho nuk ishte i saktë.

Pjesa e dytë nuk solli edhe shumë në minutat e para, pasi që Liverpooli kreu punën në 45 minutat e para.

Curtis Jones kishte rastin më të mirë në minutën e 75-të, por portieri Illan Meslier ishte në vend.

Goli i katërt erdhi në minutën e 80-të, kur Jordan Henderson pasoi te Sadio Mane i cili shënoi për 4-0.

Ndeshjen e mbylli Sadio Mane që shënoi për 5-0 në minutën e parë të kohës shtesë.

https://twitter.com/Ahmad84893630/status/1496599799117885448

Van Dijk e mbylli ndeshjen me golin e gjashtë të shënuar pak para se të mbyllej ndeshja.

Pas kësaj fitoreje Liverpool ka 60 pikë, tri më pak se Manchester City që është lider. /Telegrafi/

Exit mobile version