Telegrafi

Liverpooli i shënon dy herë që në start Mariborit, Firmino dhe Coutinho gjejnë rrjetën (Video)

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Mariborit si mysafirë në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ishte Firmino ai që shënoi që në minutën e katërt.

Salah ishte ai që e asistoi te goli për të shënuar pastaj braziliani.

Pastaj shënoi Coutinho pas disa çastesh.

Liverpoolit i duhet fitorja në këtë ndeshje pasi ka vetën dy pikë nga dy barazime.

Nëse Liverpooli fiton atëherë do ta kishte më të lehtë në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/