Site icon Telegrafi

Liverpooli shënon dy gola të shpejtë dhe tash është në epërsi të dyfishtë në rezultatin e përgjithshëm

(Foto: Twitter/L'UEFA)

Liverpooli e ka ngushtuar epërsinë e Villarrealit në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe pastaj e ka barazuar rezultatin (2-2) në këtë takim.

Në takimin e zhvilluar në Estadio de la Ceramica, Nëndetësja e verdhë krijoi epërsi të dyfishtë në fraksionin e parë përmes Boulaye Dia (3’) dhe Francis Coquelin (41’).

Mirëpo, në gjysmën e dytë, Redsat bënë përpjekje më të mëdha për të realizuar dhe ia arritën qëllimit.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Mohamed Salah asistoi në zonë te Fabinho dhe ai shënoi nga një pozitë e vështirë nën këmbët e portierit vendas (62’).

Një harkim të Trent Alexander-Arnold e priti në zonë Luis Diaz për të realizuar me kokë (67′), pasi intervenimi i portierit sërish ishte i pasuksesshëm.

Pas këtyre golave, rezultati i përgjithshëm është 4-2 në favor të Liverpoolit. /Telegrafi/

https://twitter.com/BolaTameng/status/1521586327128444928

Exit mobile version