Telegrafi

Liverpooli ruan interesimin për Arda Turan

Redsat e kanë përcjellë përfaqësuesen e kombëtares turke që nga ditët kur Rafa Benitez ishte në drejtim të skuadrës, ndërsa edhe vetë lojtari është një tifoz i madh i Liverpoolit, duke qenë edhe një spektator i shpeshtë në Anfield.

Burime nga Madridi thonë se Liverpooli është duke përgatitur një ofertë në vlerën e 15 milionë funteve për të bindur Atleticon ta lejojë largimin e Turan gjatë verës. /Telegrafi/