Liverpooli ka marrë fitore 2-1 me përmbysje përballë Brightonit në kuadër të javës së 10-të në Ligën Premier.
Ferdi Kardioglu i kaloi Pulëbardhat në epërsi me një gol në minutën e 14-të, ndërsa Danny Welbeck ishte asistuesi.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një skenar krejt tjetër në Anfield.
Cody Gakpo i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 69-të, kur u asistua prej Virgil van Dijk.
Për të përmbysur rezultatin u përkujdes Mohamed Salah (72’), ndërsa Curtis Jones ishte në rolin e asistuesit.
Me këtë fitore, Liverpooli rikthehet si lider me 25 pikë, dy më shumë se Manchester City, ndërsa në xhiron e 11-të takohet me Aston Villan. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore