Telegrafi

Liverpooli rezultate të tmerrshme kur ndeshjet e tyre janë gjykuar nga Damir Skomina

Liverpool ka pasur një tjetër sezon të suksesshme të Ligës së Kampionëve, ku ka arritur në aktin e fundit të saj.

Reds ishin në një grup të vështirë së bashku me Napolin dhe Paris Saint-Germainin.

Por djemtë e Jurgen Klopp ishte në gjendje t’i mposhtnin italianët në ndeshjen e fundit për të kaluar në raundin e eliminimit direkt.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Pastaj ata kanë mundur që Bayern Munichun, Porton dhe Barcelonën për të arritur në finalen e Madridit.

Liverpooli do të takohet me Tottenhamin në Wanda Metropolitano me 1 qershor.

Liverpool . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Sot është zyrtarizuar edh gjyqtari i takimit dhe Liverpooli nuk ka aspak rezultate të mira me të.

Liverpool ka luajtur pesë herë me Skominën si gjyqtar, duke ka humbur katër prej tyre.


Ndeshjet e Liverpoolit ku janë drejtuar nga Damir Skomina 

Liverpool 1-2 Fiorentina (09/12/2009)

Besiktas 2-1 Liverpool (26/02/2015)

Villarreal 1-0 Liverpool (28/04/2016)

Roma 4-2 Liverpool (02/05/2018)

Liverpool 1-0 Napoli (11/12/2018)


Këto rezultatet nuk duken mirë për Liverpoolin. Reds kanë arritur të marrin fitoren e parë nën drejtimin  sllovenit vetëm në dhjetorin që shkoi.

Skomina gjithashtu ka luajtur një rol të madh në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni. Ai ishte gjyqtar i fitores dramatike të Manchester United kundër Paris Saint-Germain.

Skomina dha një penallti në atë ndeshje në kohën shtesë. /Telegrafi/