Liverpool ka pasur një tjetër sezon të suksesshme të Ligës së Kampionëve, ku ka arritur në aktin e fundit të saj.
Reds ishin në një grup të vështirë së bashku me Napolin dhe Paris Saint-Germainin.
Por djemtë e Jurgen Klopp ishte në gjendje t’i mposhtnin italianët në ndeshjen e fundit për të kaluar në raundin e eliminimit direkt.
Pastaj ata kanë mundur që Bayern Munichun, Porton dhe Barcelonën për të arritur në finalen e Madridit.
Liverpooli do të takohet me Tottenhamin në Wanda Metropolitano me 1 qershor.
Sot është zyrtarizuar edh gjyqtari i takimit dhe Liverpooli nuk ka aspak rezultate të mira me të.
Liverpool ka luajtur pesë herë me Skominën si gjyqtar, duke ka humbur katër prej tyre.
Ndeshjet e Liverpoolit ku janë drejtuar nga Damir Skomina
Liverpool 1-2 Fiorentina (09/12/2009)
Besiktas 2-1 Liverpool (26/02/2015)
Villarreal 1-0 Liverpool (28/04/2016)
Roma 4-2 Liverpool (02/05/2018)
Liverpool 1-0 Napoli (11/12/2018)
Këto rezultatet nuk duken mirë për Liverpoolin. Reds kanë arritur të marrin fitoren e parë nën drejtimin sllovenit vetëm në dhjetorin që shkoi.
Skomina gjithashtu ka luajtur një rol të madh në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni. Ai ishte gjyqtar i fitores dramatike të Manchester United kundër Paris Saint-Germain.
Skomina dha një penallti në atë ndeshje në kohën shtesë. /Telegrafi/