Telegrafi

Liverpooli publikon listën me 23 lojtarë për finalen e Ligës së Kampionëve

Trajneri i i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka pulitur listën prej 23 lojtarëve që do të udhëtojnë për në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.

Reds janë duke u përgatitur për ndeshjen e madhe, ku gjenden në finale fiks pas një viti, ku humbën ndaj Real Madridit.

Jurgen Klopp dhe lojtarët kanë udhëtuar tashmë për Madridi.

Sulmuesi i ri Rhian Brewster është në mesin e skuadrës, ndërsa edhe Roberto Firmino, i cili mungoi ndaj Barcelonës në gjysmëfinale, është përfshirë gjithashtu.

Në mesin e lojtarëve është edhe shqiptari Xherdan Shaqiri.

Liverpooli kundër Tottenhamit do ta kërkojë trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/


Skuadra e Liverpoolit: Alexander-Arnold, Alison, Brewster, Fabinho, Firmino, Gomez, Henderson, Kelleher, Lallana, Lovren, Mane, Matip, Mignolet, Milner, Moreno, Origi, Oxlade-Chamberlain, Robertson, Salah, Shaqiri, Sturridge Dijk, Wijnaldum.