Site icon Telegrafi

Liverpooli prezanton fanellat e reja për sezonin 2021/22

Liverpooli ka prezantuar fanellat e para të reja për sezonin 2021/22.

Klubi anglez i ka qëndruar besnik ngjyrës tradicionale të kuqe, ndryshimi nga sezoni i kaluar është tek krahët dhe qafa një pjesë ngjyrë portokalli.

Fanella është bërë nga Nike, ndërsa është frymëzuar nga ajo e viteve 60-ta.

Reds këto fanella i kanë prezantuar me disa nga lojtarët kryesor, tregues që me shumë mundësi do të vazhdojnë të qëndrojnë në Anfield edhe për një sezon.

Aktualisht LFC është në pozitën e katër, me shpresën që në xhiron e fundit do sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version