Telegrafi

Liverpooli prezanton fanellat e dyta – sa të thjeshtë po aq edhe të bukura

Klubi anglez, Liverpooli ka prezantuar zyrtarisht sot (e enjte) fanellat e dyta apo të njohura ndryshe si ato mysafire, të cilët janë të prodhuara nga kompania Nike.

Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri, Reds janë duke u kompletuar dhe tashmë kanë publikuar fanellat e dyta.

Është vet faqja e klubit anglez që ka njoftuar zyrtarisht prezantimin e fanellave të dyta, të cilat janë të prodhuara nga Nike.

Këto fanella janë thjeshtë shumë të bukura, të dominuara nga ngjyra e bardhë, e kombinuar me të kuqe, gjelbër dhe me jaka.

“E punuar në gur, e festuar me stil. Fanella jonë e re si mysafir”, shkruan në njoftimin e Liverpoolit.

Roberto Firmino, Joe Gomez dhe Alex Ox-Chamberlain ishin disa nga lojtarët që prezantuan fanellat e reja. /Telegrafi/