Telegrafi

Liverpooli po fiton ndaj Norwichit, por Alisson detyrohet të largohet nga fusha shkaku i lëndimit

Liverpooli ka marrë një lajm të hidhur qysh në përballjen e parë të sezonit 2019/20 ndaj Norwichit në Ligën Premier, pasi Alisson Becker ka pësuar lëndim.

The Reds janë duke fituar 4-0 ndaj kundërshtarit nga liga angleze, derisa në epërsi kaluan në minutën e shtatë fal autogolit nga Grant Harley.

Nëntë minuta më vonë, Mohamed Salah (19’), shënoi për 2-0, derisa në listën e golashënuesve u fut edhe Virgil Van Dijk (28’).

Por, ishte minuta e 37-të atëherë kur Liverpooli mori lajmin e hidhur, pasi Alisson Beker pësoi lëndim, për t’u zëvendësuar më pas nga Adrian (39’).

Kur u menduar se pjesa e parë po përfundonte 3-0, Divock Origi shënoi një gol të bukur në minutën e 42-të, pas asistimit që pranoi nga Trent Alexander-Arnold. /Telegrafi/