Site icon Telegrafi

Liverpooli po e shkatërron Atletico Madridin pas pjesës së parë, dy gola dhe karton i kuq për spanjollët

Liverpooli e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-0, duke i dominuar plotësisht spanjollët.

Një ndeshje që u prit të jetë e fortë, po del te jetë rutinë për Liverpoolin.

Goli i parë erdhi në minutën e 13-të, kur Diogo Jota gjeti rrjetën pas asistimit të Trent Alexander-Arnold për 1-0.

https://twitter.com/EliazarBabu/status/1455993291950931969

Në minutën e 21-të, Liverpooli gjeti sërish rrjetën. Ishte Sadio Mane që shënoi për 2-0.

https://twitter.com/lapulgaprop/status/1455994200948891655

Atletico mbeti me 10 lojtarë kur Felipe u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrje në mesin e fushës.

Mo Salah dhe Jota kishin raste të mira për ta mbyllur ndeshjen në pjesën e parë, por nuk ishin të saktë. /Telegrafi/

Exit mobile version