Site icon Telegrafi

Liverpooli planifikon ofertë për gjermanin Dahoud

Skuadra angleze Liverpool është duke kaluar momentet më të mira të 10 viteve të fundit në Ligën Premier.

‘The Reds’, po mendojnë të përforcohen edhe më shumë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Emri i ri në listën e Jurgen Klopp është ai i mesfushorit gjerman, Mahmud Dahoud.

Sipas medieve angleze, Klopp e kërkon me çdo kusht anëtarin e Përfaqësueses së Gjermanisë U21.

20-vjeçari ka shkëlqyer me skuadrën e tij Borussia Moenchegladbach dhe ka rritur edhe vlerën e tij.

Liverpool po mendon që ta bindë Gladbachun të heqë dorë nga ylli i saj me një ofertë prej 25 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version