Liverpooli do të ketë plot pesë mungesa për ndeshjen ndaj Sunderlandit.
Sfida e cila zhvillohet të shtunën nga ora 16:00 në Anfield Road, e sheh Liverpoolin pa pesë lojtarë.
Danny Ings është jashtë fushave bashkë me Adam Llallanan për shkak të lëndimit, teksa Sheyi Ojo dhe Joseph Gomez nuk janë të gatshëm fizikisht.
Jo i gatshëm për lojë është edhe Mamadou Sakho.
Në anën tjetër me shumë mungesa po ballafaqohet edhe Sunderlandi.
Plot tetë lojtarë do të mungojnë te rivali i Liverpoolit i të shtunës, përfshirë Mannonen, Rodëell, Denayer, McNair, Borini, Cattermole, Kirchoff dhe Larsson të gjithë të lënduar dhe Djilobodji i cili është i suspenduar. /Telegrafi/