Site icon Telegrafi

Liverpooli përmbys Stoken, Manchester City lehtë ndaj Hullit (Video)

Getty Images

Liverpooli ka fituar me përmbysje në udhëtim te Stoke City me rezultat 2-1.

Të parët shënuan vendasit me golin e Jonathan Walters (44’), i cili u asistua nga Xherdan Shaqiri.

Por me dy gola të shpejtë nga Philippe Coutinho (70’) dhe Roberto Firmino (72’), Redsat përmbysën gjithçka duke e fituar ndeshjen.

Nga ana tjetër, në ndeshjen e kësaj xhiroje, Manchester City ka fituar me rezultat 3-1 kundër Hull Cityt.

Takimi u zhbllokua me autogolin e Ahmed El Mohamady (31’) dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë shënoi Sergio Aguero (48’), ndërsa golin e tretë të vendasve e realizoi Fabian Delph (64’). Golin e nderit për mysafirët e shënoi Andrea Ranocchia në minutën e 85-të.

Pas këtyre ndeshjeve, Liverpooli është i treti në tabelë me 63 pikë, dy më shumë se Manchester City që mban vendin e katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version