Telegrafi

Liverpooli përgatitë 50 milionë euro për transferimin e një mbrojtësi

Liverpooli po kërkon një mbrojtës në afatin kalimtar të janarit dhe kanë rikthyer interesimin për Piero Hincapien.

Qendërmbrojtësi ekuadorian është duke shkëlqyer në Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusen dhe ka zgjuar interesimin e gjigantit anglez.

Sipas asaj që ka raportuar The Sun, gjiganti anglez është gati të testojë Leverkusenin me një ofertë prej 50 milionë euro në janar për qendërmbrojtësin.

Megjithatë duket shumë e vështirë që lideri aktual i Bundesligas të lejoj largimin e yllit të mbrojtjes, për faktin se duan ta fitojnë titullin e parë në histori të klubit dhe Hincapie është një nga futbollistët më të rëndësishëm.

22-vjeçari është i gatshëm për ta bërë një hap para në karrierë dhe Liverpooli duket një klub ideal për të, por nëse Leverkusen nuk do të pranojë ofertën atëherë anglezët do të rikthehen sërish në verë për të tentuar transferimin e tij.

Lexo po ashtu Real Madridi e gjen zëvendësuesin e Alabas në Bundesliga

Reprezentuesi ekuadorian këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje me fanellën e ‘Aspirinave’ duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër.

Përveç Liverpoolit, interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Milan, Roma, Newcastle United dhe Manchester United. /Telegrafi/