Liverpool ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Kampionëve.
The Reds triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin Anfield Road kundër Spartak Moskës me rezultat të thellë prej 7-0.
Në njëzet e minutat e para të ndeshjes të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp pothuajse përfunduan dilemën e fituesit duke shënuar tre gola, të cilët rezultuan të jenë edhe të vetmit në pjesën e parë.
Philippe Coutinho shënoi në minutën e katërt duke u treguar i suksesshëm nga pika e bardhë.
Po i njëjti shënoi në të 15 minutë duke mos shpërdoruar një pasim të saktë të Roberto Firminos. Ky i fundit e kishte radhën për të shënuar gol katër minuta pasi shënoi të dytin Coutinhon.
Në 45 minutshin e dytë vendasit nuk u ndalën dhe shënuan edhe dy gola të tjerë.
Saido Mane shënoi gol me të filluar pjesa e dytë duke realizuar në të 47 minutë.
Tre minuta më vonë Coutinho arriti të kompletonte “hat-trick” pasi sërish mori një pasim të bukur nga Firmino.
Mane sërish ishte realizator në të 74 minutë pasi mori një pasim të saktë nga daniel Sturridge.
E natyrisht që në listën e golashënuesve nuk bënte të mungonte edhe Mohamed Salah, i cili katër minuta para përfundimit të ndeshjes shënoi pas një pasimi të saktë të James Milnerit.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, Liverpooli shënoi fitore të thellë prej 7-0.
Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e parë të renditjes tabelore të grupit E me 12 pikë ndërsa skuadra renditet si e treta dhe do të bëjë gara në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
https://youtu.be/rOtJpYXEJUs?t=1
https://youtu.be/B4zlV1FfZJk
https://youtu.be/NycKZ3UhByg
https://youtu.be/r5drpcSqyoM
https://youtu.be/CZZSDRZd-As
https://youtu.be/6__t7m97Qbk?t=1