Telegrafi

Liverpooli përballet me kundërshtarin e preferuar në Ligën Premier, formacionet zyrtare

Nëse Liverpooli ka një skuadër të preferuar në Ligën Premier, atëherë ajo është Crystal Palace.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp do të përballet me Crystal Palacen në kuadër të xhiros së pestë në Ligën Premier.

Në 10 ndeshjet e fundit në kampionat, Liverpool ka shënuar nëntë fitore ndaj Palace dhe ka pësuar vetëm një humbje me bilanc 29:9.

Të besuarit e Jurgen Klopp kërkojnë fitoren e radhës në kampionat në mënyrë që të qëndrojnë në pjesën e epërme të tabelës.

Ndërkohë ekipi nga Londra, Crystal Palace ka udhëtuar drejt Anfieldit me të vetmin qëllim, të shkaktojë befasi.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Milner, Konate, Van Dijk, Tsimikas, Fabinho, Henderson, Thiago, Mane, Salah, Jota.

Crystal Palace: Guaita, Ward, Guehi, Andersen, Mitchell, Kouyate, McArthur, Gallagher, Ayew, Benteke, Zaha.

/Telegrafi/